Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, mbërrin në gjykatë Nevzat Spaho, pritet masa e sigurisë

AKTUALITET


Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, mbërrin në gjykatë Nevzat Spaho, pritet masa e sigurisë

Nevzat Spaho, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hyjës, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Spaho është shoqëruar për në gjykatë nga forca të policisë.

Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha. Poashtu, policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.

Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja.



Skip to toolbar