Vrasja e Klaudio Prendit/ Eksperti i Kriminalistikës: Viktima ka qenë i ulur në tavolinë me efektivë. Vendosja e “smart city”, emergjente!

Më të fundit


Klaudio Prendi u vra në një atentat mafioz në Tiranë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi itinerarin e vrasjes së 28-vjeçarit, theksoi se i riu para ngjarjes ka qenë u ulur në tavolinë me një apo dy efektivë policie.

Ai shtoi se është shqetësues fakti ku në një zonë që thuajse gjithmonë ka patrulla policisë, kur ka ndodhur atentati duket se kanë munguar.

Karamuço nënvizoi se është emergjentë vendosja e sistemit smart city, pasi sipas tij beteja me krimin apo zbardhjen e këtyre ngjarjeve kriminale “mund të rezultojë e humbur”.

“Viktima ka qenë i ulur me polici në tavolinë një ose dy janë efektivë të policisë kriminale. AMP nisi sot hetimet për rolin që kanë pasur. Një deklarim është marrë. Nuk e kanë dëgjuar armën kanë thënë. E kanë detyrim ligjor që edhe kur janë jashtë detyrës, dhe ligji e përcakton për mbajtjen e armëve pasi je 24 orë në shërbim të qytetarëve edhe pse nuk je në turn. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre, e kanë kuptuar vonë. Ka qenë studiuar mirë. Kanë humbur gjurmët duke u futur në kodrat e liqenit të Farkës. Ne kemi një forcë reagimi dhe mënyra se si qahet policia i kemi me shumë vonesë. Por a ka faj vetëm policia? Jo. Sepse edhe qytetarët harrojnë të njoftojnë apo raportojnë… Është emergjentë ajo që ka thënë kryeministri vendosja e sistemit smart city. Pasi pa atë e kemi luftën e humbur”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Kriminalistikës./abcnews.al/



Skip to toolbar