Vrasja e Klodian Rashës, Vasjari: Pse opozita duhet të ishte në ballë të protestës.

AKTUALITET


Analisti Arjan Vasjari teksa ka analizuar protestat që ‘shpërthyen’ pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, tha se opozita duhet të ishte në ballë të këtyre tubimeve. 

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Vasjari tha se akuzat e opozitës për ‘shtet policor’ janë të forta dhe ndaj sipas tij kjo e bën të pakuptueshme mungesën e saj në protestë. Mes të tjerash Vasjari tha se është përgjegjësi shumë e madhe nga ana e kryeministrit që të shpalli këtë vrasje si aksidentale.

“Ndaj një pjesë të mirë të atyre që tha Lubonja sa i përket një kulturë që është instaluar prej dekadash në Shqipëri; kultura e imponimit të forcës, kundër kulturës së lirisë së fjalës. Kjo është evidente. Ajo çka unë dua të them është se kjo është komplekse si situatë. Për mua është e paqartë, identikiti i protestës lerë pastaj identifikimi. E kam të vështirë që të bëj një portet të protestës. Aty ka adoleshentë, çuna lagjesh, të rinj, një aglomerat i vështirë. që do të thotë se do kishte më shumë interes nëse do kishim një identitet të qartë të atyre që do të kishin marrë përsipër që të bënin një aksion. po aludohet sikur pas protestës është opozita. Unë nuk besoj se është opozita. Kam pikëpamje tjetër. Pse nuk është opozita pas protestës. Dhe kësaj pyetje do i jap një përgjigje që ka kontradiksion. Nëse opozita thotë se vrasja e të ndjerit Rasha është një nga format e dhunës shtetërore. Nëse vrasja lidhjet me një shtet policor, me një kulturë dhune që ka instaluar kjo maxhorancë, them; ‘për çfarë duhet të vihet në lëvizje një opozitë për këtë gjë?! Besoj se në çdo sistem normal, nëse një opozitë do të rreshtonte akuza të kësaj natyre s’do të ishte e para që do të ishte në ballë të këtyre protestave. Pse nuk ishte opozita? Ose opozita mendon se kjo është çështje që nuk meriton të trajtohet, ose ka frikë se dështon nga protesta. Një opozitë duhet të ketë një koherencë të caktuar. Nëse i marrim ti lexojmë ato që thotë opozita janë të rënda. Pse nuk del opozita jonë? Pse duhet të kompleksohet? A ka arsye më të madhe për një opozitë që të përballet me një shtet policor. Ose opozita pret që kjo protestë të ngrihet nga faktorë dhe aktorë që unë se di se nga do vijnë. Opozita duhet të thotë se pse nuk del në ballë të protestës. Ndalemi tek kryeministri. Nuk ka dikush dyshim se këtu jemi para një rasti ligjor. Po mirë nëse kemi një rast qartësisht ligjor, si mundet ti që të caktosh një shpërblim?! Si mundet ta bësh këtë gjë?! Po sikur gjykata nesër në vendimin e saj se polici veproi në kushte te vetëmbrojtës. Jam i bindur se ai ka tejkaluar. Por sikur gjykata të thotë tjetër gjë? Atëherë çfarë duhet të bëjmë këtë gjë ne?! Kryeministri ka marrë përgjegjësi për këtë gjë. Në fletoren zyrtare thotë me definicion: është aksidentale.”, tha Vasjari.



Skip to toolbar