Vrasja e Mateos nga Çalamani, Nano: Autori ishte hajdut, s’ka kallëzim për ngacmim seksual

AKTUALITET


Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka folur për ngjarjen e rëndë në fshatin Grecalli të Fierit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi një 8-vjeçar në oborrin e banesës së tij.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlament të Sigurisë Kombëtare, Nano e konsideroi një ngjarje tepër të rëndë.

Nano bëri me dije se Klodian Çalamani është person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar për heqje të paligjshme të lirisë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006. Për këtë krim, Çalamani u lirua në vitin 2009 pasi përfundoi dënimin.

Nga kjo kohë, drejtori Gledis Nano theksoi se për Çalamanin nuk ka patur informacione apo kallëzime ndaj tij për dhunë në familje apo abuzime seksuale.

Është liruar në datë 6 Gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dnëimit. Ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive dhe shpendëve në fshat, infomacione të cilat kanë qenë në fazë verifikimesh. Për autorin pas përfundimit të dënimit të mësipërm nuk ka pasur informacione, të dhëna apo kallëzime si person i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale dhe dhunës në familje”, u shpreh ndër të tjera Gledis Nano.



Skip to toolbar