Vrasja e nxënësit të shkollës “Fan Noli”, prangoset autori! Zbardhet konflikti

AKTUALITET

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pas një sherri me thika me disa bashkëmoshatarë.

Sipas policisë, i mituri i arrestuar edhe ai 14 vjeç,  ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Skip to toolbar