Të tjera detaje zbardhen për vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e djeshme në një lokal në Athinë.
Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke. Ai ka pasur probleme me drejtësinë, kryesisht për raste të shpërndarjes së drogës.
Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, një dëshmitar okular ka rrëfyer për mediat greke se ka parë personin që ka kryer ekzekutimin.
Sipas tij, autori ishte i veshur me një xhaketë gri, dhe lëvizte me makinë. Shqiptari është qëlluar me 4 plumba, tre prej të cilëve e kanë kapur, në pjesën e stomakut dhe në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Rrugën Liosion 104, pranë sheshit Attiki, Agios Panteleimonas në Athinë.
Pavarësisht se 38-vjeçari u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Edhe pse nuk ka ende një sqarim mbi arsyet e këtij ekzekutimi, autoritetet greke dyshojnë për prishje të pazarit të drogës.