Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia ngjarje e ndodhur më 27 prill të vitit 2020.
Mësohet se SPAK ka vendosur që të kalojë për gjykim vetëm katër të pandehur, bashkëpunëtorin e drejtësisë Klevis Alla, Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin.
Për dy të akuzuarit si organizatorë dhe urdhërues së vrasjes së dyfishtë janë pezulluar hetimet për një përiudhë 1-vjeçare. Shkak për pezullimin e hetimeve është bërë fakti se si Çela edhe Dumani vijojnë të jenë ende në arrati.