Vrasja në Durrës/ Kamerat e sigurisë në zonë zbuluan krimin, autori fillimisht mohoi njohjen me viktimën

AKTUALITET


Kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonën që ndodhi vrasja e 33-vjeçarit Branko Shkoza, zbuluan krimin. Policia e Durrësit, pavarësisht se nuk gjeti prova dhe as shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit që të mendonte se kishim të bënim me një krim, nuk e mbylli me kaq.

Me urdhër të prokurorit të gatshem, hetuesit e sektorit te krimeve dhe ata të policisë gjyqësore u rikthyen në vendin e ngjarjes.

Fillimisht kanë marrë në pyetje disa banorë të zonëss të cilët frekuentojnë baret aty pranë. Këta të fundit kanë konfirmuar se i kishin parë Majlind Habibin dhe Branko Shkozën të shoqëruar në zonë ditën e ngjarjes. Më pas kanë sekuestruar disa filmime të kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë ku nga kqyrja e tyre, konfirmuan deklaratat e banorëve se i kishin parë të shoqëruar me njëri-tjetrin autorin e viktimën.

Në këto momente, hetuesit kanë shkuar në banesën e Habibit për ta marrë në pyetje. Fillimisht, ai u ka thënë se nuk e njihte fare 33-vjeçarin dhe as që e kishtë parë farë atë ditë. Por, më pas, pasi e përballen me pamjet e fiksuara nga kamerat që dukeshin qartë që shoqëroheshin me njëri-tjetrin, Habibi ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

Fillimisht ka pranuar krimin dhe më pas ka dhënë edhe motivin, ku, sipas tij, viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten dhe kjo e fundit i ishte ankuar shpeshherë se 33-vjeçari e bezdiste sa herë që dilte nga shtëpia e saj./abcnews.al



Skip to toolbar