Vritet në një kontroll antidrogë në Vainë, oficeri i policisë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku një oficer i Policisë u vra me armë zjarri në krye të detyrës. Zyrtarisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Ishull Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.


Ai mësohet se është qëlluar nga një automjet, të cilit i ishtë bërë me shenjë të ndalonte. Autori i dyshuar, Aldi Rama, 21 vjeç, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Pasi ka qëlluar në drejtim të nën/komisarit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti me të cilin ai udhëtonte është gjendur në një largësi prej 1 ilometër i brakstisur. Njësi të shumtë të policisë, përfshi dhe trupat speciale si dhe një helikopter, janë angazhuar në kontrollin e të gjithë zonës.




Skip to toolbar