Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar mesditën e kësaj të marte në Shkodër. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Petrit Vuksani.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se autori është futur në pallat, ka hyrë në banesën e Petrit Vuksanit dhe e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, pranë varrezave katolike.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.