Vrasje, atentate dhe grabitje, SPAK rendit ngjarjet e rënda ku ka marrë pjesë Dumani

AKTUALITET


Ndërkohë që ka kërkuar hetime shtesë për rolin e Talo Çelës në vrasjet e vëllezërve Haxhia në Durrës si edhe të Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, GJKKO ka pranuar gjetjet e prokurorëve mbi Nuredin Dumanin, i cili hetohet për një numër të madh krimesh duke nisur nga atentate dhe shkatërrim të pronës me tritol.

Dumani rezulton të jetë përfshirë në krime sipas SPAK që në vitin 2013 kur ka vrartë Fatmira Dedajn në shtator të këtij viti në Durrëës. Po ashtu, në dosjen e SPAK spikat edhe akuza ndaj Dumanit për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujarit në Elbasan.

Në dosje rezulton edhe disa krime të tjera të rënda mbi Nuredin Dumanin, të cilat sipas SPAK vijojnë si më poshtë:

  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);
  • “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, “Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore” në automjet, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 278/1/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan më datë 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se njëherë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ndodhur më datë 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, ndodhur më datë 27.04.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.


Skip to toolbar