Vrasje me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet një i ri

AKTUALITET


Tronditet Vlora! Ekzekutohet një i ri me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit. Mësohet se viktimë ka mbetur 27-vjeçari Benjamin Bozhani.

Mësohet se i riu ka qenë në makinën e tij, kur autorët i kanë prerë rrugën duke e qëlluar me 8 plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkaq policia e Vlorës në njoftimin zyrtar thotë se ka qenë një telefonatë nga një qytetar që ka njoftuar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

“Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaron policia.



Skip to toolbar