Robert Card, 40-vjeçari i dyshuar për masakrën në një lokal në Maine, ku humbën jetën 18 persona, ndërsa mbetën të plagosur 13 të tjerë, është gjetur pa jetë, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten.
Për gjetjen e tij u nis një “gjueti” prej 48 orëshe. Zyra e sherifit të qarkut Androscoggin konfirmoi vdekjen e Card në një postim në mediat sociale, duke thënë se i dyshuari për të shtënat “është gjetur dhe ka vdekur”.
Besohet se Card vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha komisioneri i sigurisë publike Mike Sauschuck në një konferencë shtypi natën vonë në Lewiston.
Ai tha se Card u gjet i vdekur rreth orës 19:45 me kohën lokale pranë lumit Androscoggin në zonën e Lisbon Falls, të cilin policia u fotografua duke kërkuar të premten.
Qyteti i Lisbonës është rreth 15-20 minuta me makinë nga Leëiston, ku ndodhën të shtënat.