Vrau babanë dhe e hodhi në pus, 30-vjeçari ankohet në Gjykatë: Më ka rrahur Policia

AKTUALITET


Nuk kam çfarë të them për ngjarjen. I qëndroj versionit të vetëmbrojtjes”. Kështu ka deklaruar 30-vjeçari Esmerald Balla në gjykatë, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij Enver Balla pas një sherri me motive ekonomike.

Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij Edison Brahaj ka nisur rreth orës 9:30 në Durrës.

Siç raporton gazetarja e A2 Elitjona Doko, 30-vjeçari pretendon që është goditur nga policia, për të cilën mbrojtja pretendon se ai ka një hematomë në kokë.

Esmerald Balla vrau babanë e tij Enver Balla pas konflikteve të vazhdueshme për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin .

Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën dhe e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.



Skip to toolbar