Vrau bashkëshortin me sëpatë, kryeplaku i fshatit: Elvira vuante nga epilepsia! E bija humbi ndjenjat kur …

AKTUALITET


Krimi në familje tronditi Sarandën një ditë më parë ku një grua vrau me sëpatë burrin e saj. 49-vjeçarja Elvira Tahiraj goditi bashkëshortin 55-vjeçar Llazar Tahiraj me sëpatë në kokë teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

Çifti Tahiraj kanë 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se Elvira Tahiraj vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë, por vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Burime bëjnë me dije se bashkëshortja pas sherri me të shoqin, ka pritur derisa ai të flinte gjumë dhe e ka goditur me sëpatë. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i konfliktit në çift që degradoi deri në aktin ekstrem nga bashkëshortja.

Kryeplaku i fshatit në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evis Ahmeti, ka deklaruar se ka qenë e bija e çiftit ajo që ka gjetur trupin e pajetë të të atit, ku menjëherë më pas i ka rënë të fikët dhe ka përfunduar në spital.

“Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30.

Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej.

Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2 3 punë për të rritur vajzat”, ka rrëfyer ai.



Skip to toolbar