Vrau drejtoreshën e fotografisë në xhirime, Trump akuza ndaj Baldwin

BOTA


Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka akuzuar aktorin Alec Baldwin për vdekjen tragjike të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins. Sipas tij, ajo që ndodhi në setin e filmit “Rust”, nuk ishte domosdoshmërisht një aksident.

Siç raportohet nga “Business Insider”, Trump foli për incidentin e “Rust” dhe rolin e Baldwin në të, në podkastin e prezantuesit Chris Stigall.

Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët. Ai është i çmendur. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë, për mendimin tim, ai ka gisht në atë që ndodhi.”,- tha Trump.

Baldwin ka treguar se të shtënat ishin një “aksident tragjik” dhe ka pohuar se i është thënë që arma nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar armën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo.

Por si mund ta marrësh një armë? Pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një armë, ia drejton dikujt që nuk është as në film, tërheq këmbëzën dhe e lë të vdekur?”- tha Trump.

Ai shtoi se nëse do t’i jepej një armë, ai fillimisht do ta gjuante në ajër.

Është e çuditshme! Kush do të merrte një armë dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën?“,- shtoi ai.

Trump vazhdoi të pyeste se si arma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka ngarkuar atë”. Gjithë ky mllef i Trump ndaj Baldwin, në fakt, i ka fillesat nga imitimet që ky i fundit i ka bërë ish-presidentit në “Saturday Night Live”.

I pyetur në lidhje me imitimet e Baldwin, Trump pretendoi se ato ishin “të tmerrshme”.

Ka diçka që nuk shkon me të. Ai është një djalë i sëmurë. Dua të them, e kam parë për vite me radhë. Mendoj se ka bërë një punë të keqe duke më imituar mua”,– tha Donald Trump.



Skip to toolbar