Vrau fqinjin, autori: E kishaparalajmëruar

AKTUALITET


Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të hënë masën arrest e burg për Mark Kodrën, 47-vjeçarin i cili mbrëmjen e 28 Majit vrau me armë zjarri fqinjin e tij 25-vjeçar, Emiljano Ndou.

Kodra e ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka sqaruar se konflikti vijonte prej rreth 1 viti. Ai mësohet se para trupit gjykues ka thënë se e kishte paralajmëruar viktimën disa herë që të bënte kujdes

“Ajo punë ka ndodhur, çfarë është bërë, është bërë”, mësohet të ketë thënë para gjykatës 47-vjeçari.



Skip to toolbar