Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim për vrasjen e një 34-vjeçari grek, në orët e para të 1 janarit pas një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në qendër të Serres në Greqi.
Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, 29 vjeç nga Durrësi.