Fatos Xheta u dënua me 19 vite burg për vrasjen e gruas së tij me thikë për shkak të xhelozisë. Ngjarja ka ndodhur në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur pa jetë dhe me plagë në fyt në kuzhinën e shtëpisë së saj. I akuzuari është shprehur në gjyq se gruaja e tij kishte qenë jobesnike dhe kishte monitoruar llogarinë e saj në Instagram në disa muaj para se të vdiste.
Pranë saj u gjet një letër, e cila dyshohet se mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën thuhej në shqip: “tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”. Shoqja e viktimës, Dorela Rehova i tha gjykatësit se 35-vjeçarja ishte rrahur nga bashkëshorti i saj disa muaj para vrasjes, i cili e kishte goditur duke i nxirë syrin dhe i kishte shkatërruar telefonin.
Vrasja ndodhi më 17 qershor, ndërsa burri vrasës u gjet nga policia në dhomën e gjumit pranë trupit të bashkëshortes së vrarë.

Fatos Xheta
