Vrau kushëririn për 500 mijë lekë, RENEA arreston autorin në Gjirokastër

AKTUALITET


Forcat RENEA organizuan të enjten një aksion të gjerë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës ku fillimisht rrethuan banesën dhe më pas vunë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për Endrik Llukan i cili është arrestuar nga policia pasi akuzohet se tre vite më parë ka vrarë kushëririn e tij Dorian Lluka dhe ka plagosur vëllain e tij Birbil Lluka.

Lluka u arrestua në banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit, në kufirin që ndan Gjirokastrën me Tepelenën.

Policia njofton se Endrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus dhe disa municione.

Lluka është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër. Që të dy personat janë kushërinj të të arrestuarit.

Konflikti ka nisur në lokalin e Dasho Alikos ish kryekomunarit të Lazaratit që ndodhet rrugën Nacionale në Gjirokastër. Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë kanë rrahur në ambientet e jashtme të lokalit Enrik Llukën. Pas konfliktit dy vëllezërit janë larguar me makinën e tyre. Më pas Endrik Lluka i ka marrë pistoletën shokut të tij Emiljano Vockës dhe i ka ndjekur nga pas me makinë, kushërinjtë e tij dhe më pas ka qëlluar ndaj tyre duke lënë të vdekur Llukën dhe duke plagosur rëndë vëllain e tij.

Vrasja e Dorian Llukës erdhi pas konfliktit për një borxh prej 500 mijë lekësh që ai ia kishte autorit Enrik Lluka.



Skip to toolbar