Vrau Martin Canin, Gjykata vendos “arrest me burg” për 14-vjeçarin, seanca në spital

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për 14-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

Seanca për masën e sigurisë për të miturin Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet u zhvillua në ambientet e spitalit privat ku ai po trajtohet me ndihmë mjekësore, ndërsa masa u dha nga gjyqtarja Lorena Çabej

Perlleshaj dyshohet se goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ditën e djeshme lidhur me këtë ngjarje u zhvillua edhe një protestë në kryeqytet, nga prindër të nxënësve, shoqëruar me fëmijët e tyre. Ajo që mbeti pas nga protesta, ishin shenjat dhe gjurmët e duarve me ngjyrën e kuqe (simbol të gjakut) në muret e ministrisë së Arsimit.



Skip to toolbar