Pas 22 vitesh në kërkim, policia shqiptare ka mundur të çojë para drejtësisë një 43-vjeçar, i cili ka kryer një vrasje në Dibër në vitin 1997. Me datë 28 gusht 1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri një person me inicialet S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Policia e Shtetit tha se nga Specialistët e Interpol Tirana, të hënën u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i Mentor Hasanit, 43 vjeç, banues në Dibër. “43-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin të 31 marsit 1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për vrasje me dashje. Me datë 28 gusht 1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri një person me inicialet S. C., i cili po kthehej në banesën e tij”, deklaroi policia. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.