Vrau policin gjatë grabitjes, ekstradohet nga Kroacia tropojani

AKTUALITET


Një i ri është ekstraduar nga Kroacia, pasi kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një efektivi policie. Shtetasi Joland Bushati, 35 vjeç, banues në Lekbibaj, u ekstradua nga Kroacia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një polici gjatë një vjedhje.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. P., ka grabitur me armë pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj” duke qëlluar për vdekje shtetasin N. Gj., me detyrë punonjës policie.

Pas ngjarjes i riu u arrestua dhe u dënua me burg për krimin, por Gjykata e Tropojës kërkoi lirim me kusht të tij duke e lënë të lirë. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Shkodrës dhe kërkoi përfundimin e dënimit të mbetur me 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg.

35-vjeçari do të vuaj pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Është ekstraduar nga Roma/Itali edhe shtetasi Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, 29 vjeç, lindur në Bulqizë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



Skip to toolbar