Vrau shqiptarin në Islandë, kush është bosi i drogës që dyshohet se kreu krimin

AKTUALITET


Autoritetet islandeze kanë vënë në pranga shtatë persona si të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Reykjavik.

Mediat e huaja raportojnë se njëri prej të arrestuarve është Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e krimit e drogës për vite me radhë. Të arrestuarit e tjerë, nga etni të ndryshme, dyshohen se kanë punuar për Kristinn.

Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën.

Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

33-vjeçari nga Tepelena dyshohet se është i përfshirë në aktivitet kriminal dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.

foto galeri


Skip to toolbar