Vrau veten pasi ekzekutoi efektivin, nëna merr nga morgu trupin e Aldi Ramës

AKTUALITET


Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. 21-vjeçari i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas veten do të varroset sot në Durrës.

Për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma.

Aldi Rama u rrit nga prindër të divorcuar teksa dy ditë më parë vrau nënkomisarin Hoxha pasi ky i fundit i kërkoi në Kune Vain dokumentet e identifikimit. Ai e qëlloi në qafë dhe gjoks, teksa pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.

21-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra në kokë.



Skip to toolbar