Tre ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin verior të Gazës. Krahas tyre, 12 ushtarë u plagosën në të njëjtin incident, duke përfshirë dy të plagosur rëndë, raportojnë mediat izraelite.
Sipas të dhënave të IDF-së, vdekja e tyre e çon numrin total të ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori 2023 në 816. Më herët, ministria e shëndetësisë në Gaza tha se gjithsej 44,758 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar./abcnews.al