Vritet aktorja dhe këngëtarja meksikane

BOTA


Një aktore dhe këngëtare meksikane mbeti e vrarë ne një sulm me armë në Morelos të Meksikës. Aktorja Tania Mendoza 42 vjeç po priste jashtë një akademie futbolli të merrte djalin e saj 11-vjeçar.

Në këtë moment aty mbërritën me motorçikletë dy persona të armatosur. Njëri prej tyre qëlloi disa herë me armë në drejtim të aktores, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u arratis me bashkëpunëtorin.

Autoritetet meksikane nuk dinë ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës. As shkaku nuk dihet. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Aktorja Tania Mendoza u bë e famshme në vitin 2005 kur mbajti rolin kryesor në filmin La Mera Reyna del Sur. Më pas kishte marrë pjesë edhe në disa telenovela meksikane, ndërsa vitet e fundit iu përkushtua karrierës si këngëtare dhe regjistroi 5 albume.

Në vitin 2010, ajo u rrëmbye me bashkëshortin dhe djalin e saj që ishte vetëm 6-muajsh në atë kohë. Para se të rrëmbehej, kishte denoncuar disa kërcënime që ishin bërë ndaj saj.



Skip to toolbar