Një efektiv policie raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri këtë hënë në fshatin Baltëz të Fierit.
Raportohet se bëhet fjalë për një efektiv të “Shqiponjave”, i cili nuk ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes.
Autori i identifikuar me icialet A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes sipas dëshmive paraprake me një automjet ngjyrë blu.