Vritet shqiptari në Itali, kamerat zbulojnë autorët

AKTUALITET


34 vjeçari shqiptar Ervin Karafili është vrarë në Itali në rrethana ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në nëntor në Isola Rizza në Itali.

Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë italiane pasi është ndaluar më herët për trafikimin e drogës. Karabinierët e policisë së Veronas, Legnagos dhe San Bonifacios filluan një seri marrjesh në pyetje për të mbledhur sa më shumë elementë të mundshëm, në mënyrë që të rindërtojnë të gjithë ngjarjen. Dyshimet e para të policisë lidhur me atentatin janë ato të larjes së hesapeve.

“Ne po kërkojmë për çdo detaj të vogël që mund të çojë në gjurmët e vrasësve, duke filluar me armën që qëlloi dhe që goditi shqiptarin në sqetull, që pastaj e pastaj plumbi kaloi në mushkëri, duke shkaktuar kështu një gjakderdhje fatale”, thotë policia për median italiane.

Shpresa e policëve ishte që në skenën e krimit ta kishin xhiruar kamerat e sigurisë dhe ashtu rezultoi.

E gjithë vrasja është filmuar dhe tashmë është marrë si një provë e fortë për të identifikuar autorët.

Përveç marrjes në pyetje dhe kërkimeve, komandanti krahinor i Arma, koloneli Pietro Carrozza, ka përgatitur një përforcim të kontrolleve, duke dërguar 24 patrulla të reja policie në territoret e Legnago dhe San Bonifacio.



Skip to toolbar