Vuçiç i prerë: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri të re në Kosovë

AKTUALITET


Ndërsa Kosova vijon të mos ketë një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi edhe njëherë se nuk do të ketë qeveri të re në Kosovë nëse nuk futet dhe Lista Serbe.

Duke komentuar faktin që qeveria nuk është formuar ende në Prishtinë, Vuçiç ka thënë se “është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe është e qartë se pa ta nuk ka qeveri në Kosovë”. Mes të tjerash presidenti Vuçiç tha se qeveria e re duhet të heqë dhe taksën ndaj mallrave serbe.

“Do të thoshte normalizim i jetës dhe padyshim rezultate ekonomike më të mira. Nëse nuk do të kishin tarifa ne do të ishim shteti i dytë ose i tretë me rritjen ekonomike, për këtë arsye jemi në vendin e gjashtë. Shpresoj që kjo qeveri të formohet”, ka thënë Vuçiç në një intervistë televizive. 



Skip to toolbar