Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit lidhur me dialogun.
Vuçiç thotë se Serbia nga njëra anë është gati për dialog, por jo për kërcënime e shantazhe.
Sipas tij, dikush që nuk është i interesuar nga Kosova për Asosacionin e Komunave serbe, atëhere nuk dëshiron dialog.
Kurti e ka bërë të qartë para dhe pas zgjedhjeve, se dialogu me Serbinë nuk është prioritet si dhe ai duhet të bazohet mbi njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur.
‘’Serbia gjithmonë respekton marrëveshjet e nënshkruara. Nëse dikush thotë se nuk është i interesuar për Asociacionin e Komunave Serbe, atëherë është e qartë se dikush nuk dëshiron dialog. Ne gjithmonë do të jemi të gatshëm për dialog, për kompromise, por kurrë për shantazhe dhe kërcënime’’ – tha presidenti Vuçiç.