Vuçiç pas takimit me Lajçakun: Jam i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë dhe planin e Kurtit

KOSOVA


Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditura çështjet për të cilat kanë diskutuar.

Vuçiç, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Instagram’ ka thënë se është shprehur i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë dhe “planin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kam biseduar për më shumë se dy orë me Miroslav Lajçak, unë jam shumë i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë dhe planin e Kurtit për të pushtuar me dhunë Veriun dhe për të dëbuar serbët nga aty.

Ia përcolla përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, ka shkruar presidenti i Serbisë.

Ky takim, vjen pasi atij që diplomati sllovak e pati të hënën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Strategjik që u mbajt këtë javë në Bled të Sllovenisë.



Skip to toolbar