Vuçiç: Qeveria e re do të punojë për anëtarësimin e Serbisë në BE, por s’do të jetë anti-ruse 

BOTA



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qeveria e ardhshme do të kujdeset për interesat e Serbisë dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Por, theksoi ai “sigurisht që nuk do të jetë antiruse”.

I pyetur nga gazetarët nëse Qeveria e ardhshme e Serbisë do të jetë pro-evropiane apo pro-ruse, Vuçiç u shpreh: “Do të jetë një qeveri serbe që do të kujdeset për interesat e Serbisë, dhe sigurisht që do të jetë një qeveri që do të punojë shumë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.”

Ndërsa vazhdoi: “Po, ne do të punojmë me moderim në rrugën evropiane të Serbisë dhe besoj se deri në dhjetor mund të arrijmë shumë rezultate, por qeveria sigurisht që nuk do të jetë antiruse dhe do të ruajë miqësitë tradicionale.”

Presidenti serb tha se do ndjekë “një politikë në të cilën do të marrim vetë vendimet pa presione të jashtme”,  teksa theksoi “se do jenë gjithmonë në interesin më të mirë të popullit tonë.”



Skip to toolbar