Aleksandar Vuçiç gjatë një interviste është shprehur i prerë se sa të jetë ai President i Serbisë, deri më prill të vitit 2022 nuk do e njohë Kosovën.
Serbia dhe Kosova janë në dialog të vazhdueshëm që rinisi këtë vit, dhe një nga kërkesat e palës shqiptare është pikërisht njohja e ndërsjelltë, por Vuçuç thotë se të paktën edhe për dy vite nuk do të ndodhë.
Po ashtu Vuçiç thekson se edhe nëse pas prillit të 2022 ai mund të mos jetë President, do të jetë populli i Serbisë që do vendosë për të dhe nëse duhet apo jo të njihet Kosova.