Vuri lojëra pa leje në shëtitoren e Dhërmiut, procedohet penalisht 20-vjeçari

AKTUALITET


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over” është goditur një rast i pushtimit të hapësirave në plazhe në kundërshtim me ligjin në Dhërmi.

Një 20-vjeçar me iniciale K.M është proceduar penalisht pasi në shëtitoren e Dhërmiut kishte vënë pa leje nga organet kompetente 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar