Xavi prezantohet te Barcelona: Këtu vetëm fitohet

Më të fundit


Xavi Hernandez u rikthye në shtëpi dhe u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës. “ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Ideja është të jem protagonist, të kem topin, të krijoj shanse, dua një Barcelonë intensive, – tha ish-mesfushori që në fillim.

Më tej ai deklaroi: “Duhet të rikuperojmë shumë gjëra, sigurisht njohja e klubit dhe mjedisit është një avantazh për mua. Do të ketë momente intensive, por të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të rreshtohemi në të njëjtin drejtim.

Duhet të jemi të gjithë së bashku, që Barcelona të mund të aspirojë sërish të fitojë tituj. Njohja e lojtarëve është gjithashtu një avantazh. Busquets, Pique, Alba dhe Ter Stegen ishin bashkëlojtarët e mi. Gjithashtu, falënderoj tifozët për mbështetjen që po më japin”.

Xavi rrëfeu edhe evolucionin e negociatave që e sollën në stolin e Barçës nga Al-Sadd: “Ishte një rikthim shumë i shpejtë, jeta jonë ndryshoi për tri ose katër ditë.

Përgëzoj gruan time, që sot mbush 40 vjeçe. Do të jap jetën time për ta bërë këtë si duhet punë. Presidenti më thirri dhe më tha se isha i përzgjedhuri. Shoh shumë iluzion, pritshmëritë janë të larta, ka të bëjë me paraqitjen time të menjëhershme.

Qëllimi është ta ndihmojmë klubin, ta rikthejmë këtë anije në sipërfaqe, të argëtohemi dhe të fitojmë. Iu jam mirënjohës tifozëve për dashurinë e tyre, shpresoj t’ua kthej me tituj dhe punë të palodhshme. Siç ju thashë, kur u largova nga këtu, ishim skuadra më e mirë në botë. Edhe Barça aktuale duhet të jetë kërkuese, ambicioze. Këtu nuk mund të barazosh apo humbasësh, por vetëm të fitosh.”



Skip to toolbar