Bashkëthemeluesi i ‘Djathtas 1912″, deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se çështja e deputetes socialiste Olta Xhaçka është votuar dy herë në Kuvend.
I ftuar në “Real Story”, ai ka thënë se në të dyja herët, nuk ka pasur 71 deputetë që kanë ngritur kartonin jeshil dhe të marrin një vendim që çështjae të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.
“Deputetët, anëtarët e qeverisë, ministrat, nuk shkojnë dot para gjykatës, sepse ka disa arsyetime, ka një Komision Venecias, publiku sot do të dijë një gjë të thjeshtë. Besoj që roli i politikës sot është që ti injektoi publikut këtë gjë, pavarësisht veladonit që ke je deputet, kryeministër, ministër e me radhë, do duhet të shkosh përpara gjykatës dhe sistemit të drejtësisë si gjithë të tjerët.
Në opinionin tim ka thënë diçka fare të thjesht në një republikë si kjo e jona, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe kushtetutën. Askush nuk do duhet të jetë i paprocedueshëm. Që do të thotë dhe një zyrtar i lartë apo kryeministri do duhet ti nënshtrohet një procedimi në Gjykatë Kushtetuese si gjithë të tjetër, pa asnjë dallim para ligjit.
A duhet të shqyrtohet çështja e deputetit x? Këtë po them unë. Pyetja që kanë sot njerëzit është që sot që flasim a ka sot një vendim, ku 71 nga ata zonjat dhe zotërinj atje të kenë ngritur kartonin jeshil dhe të thonë që çështja e deputetes Xhaçka të shkojë në Gjykatë Kushtetuese? Jo nuk ka. Dy herë është votuar dhe në të dyja rastet nuk është marrë asnjë vendim i tillë”, u shpreh Alibeaj./abcnews.al