Xhaka ngjitet në tribunë dhe feston me shqiptarët pas eleminimit të Francës

Më të fundit


Granit Xhaka u shpall njeriu i ndeshjes mbrëmë ku falë paraqitjes së tij mbresëlënëse Zvicra e tij u kualfiikua për në çerekfinale duke mposhtur me penallti kombëtaren e Francës, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.

Mesfushori i Arsenalit spikati mbrëmë me lojën e tij duke qenë një ndër vendimtarët e kualifikimit heroik të helvetëve për në fazën çerekfinale të EURO 2020.

Xhaka në pamje duket që i është drejtuar menjëherë tribunës ku ka arritur të takojë tifozët shqiptarë dhe t’i japë një përqafim menaxherit shqiptar që jeton në Londër, Mario Cenolli.

Duket se Xhaka nuk e harron Shqipërinë dhe menjëherë pas këtij kualifikimi historik iu drejtua menjëherë tifozëve të origjinës së tij për t’i përqafuar.

Zvicra në Grupin A u rendit e treta në kuotën e 4 pikëve duke u kualifikuar si e treta më e mirë dhe në fazën e 1/8 eliminoi Francën ku në çerekfinale do të gjejnë Spanjën që duket se është ringjallur pas një faze grupesh jo në pritshëritë e duhura.



Skip to toolbar