Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan ka thënë gjatë përurimit të Xhamisë së Namazgjasë se kjo xhami do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë.
Ai ka theksuar se Xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.
Sipas Erdogan, në këtë xhami do të mbarten vlerat nga tradita ndërthurur e teknologjinë e re për të ardhmen.
“Xhaminë e madhe e kemi projektuar si një strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga tradita në të ardhmen dhe deri te teknologjia më e re që është përdorur, siç e shikoni serviret shumë bukur arkitektura osmane që dominon në Ballkan.
Kjo xhami është ndërtuar mbi 10 mijë metra katror do ti shërbej 10 mijë besimtarëve që falin namazin. Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti apo adhurimi, por është menduar shumë më e gjerë që do ti shërbejë besimtarëve, brenda saj ka salla, dhoma studimi, dhe dhoma për ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne kështu synojmë bashkësinë e pasur të Shqipërisë nën moton që ndodhet brenda kompleksit të Namazgjasë. Kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, u shpreh ai.