Yuri Kim: PD s’mund të bëjë përpara, nëse një këmbë e ka në të shkuarën

Më të fundit


Mesazhe të prera dhe të qarta ka dhënë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mes të tjerash, kryediplomatja amerikane vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara.

Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja Kim iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”!

“Kam parë disa raporte shqetësuese se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do i kujtoj të gjithëve se në fakt se në 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, presidenti Willson nuk pranoi. E vetmja ndryshim nga ajo deklaratë, është se Shqipëria do të veprojë sovrane. Atyre të cilëve synojnë që të vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit shqiptar, them se e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim.

Pozita jonë ndaj sovranitetit dhe sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve e muajve, mbetet shumë punë për t’u bërë. Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.

Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, u shpreh ambasadorja Kim.



Skip to toolbar