Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja ka shprehur mbështetje dhe për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 shtetet e këtij rajoni.
“Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën ë Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin rajonal” – shkruan Kim.