Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar bashkëpunimin e presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese.
Kim kërkon që kjo gjykatë të jetë funksionale brenda vitit 2020, ndërsa shpreh dakordësinë e saj me opinionin e Komisionit të Venecias që të dy palët të tregohen bashkëpunues me organet përkatëse për të bërë të mundur ngritjen e saj dhe jo zvarritjen apo bllokimin.
“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit Ruçi, për të bërë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan Kim.