Zaloshnja: 90% e të shtruarve me Covid-19 në Infektiv, të pavaksinuar

CORONAVIRUS


Rreth 90% e të shtruarve me Covid-19 në Spitalin Infektiv janëtë pavaksinuar. Ky është informacioni jozyrtar që ka Erjon Skëndaj, gazetari me përvojë i News 24, i cili ka raportuarrregullisht nga Spitali Infektiv qysh prej fillimit të Pandemisë.

Pra, duke qenë se tani në Shqipëri (si kudo në Europë)mbizotëron varianti Delta, mund të thuhet se të pavaksinuarit kanë një probabilitet 9 herë më të lartë se të vaksinuarit që tëpërfundojnë në Spitalin Infektiv, kur infektohen me Deltën.

Raporte të ngjashme probabiliteti konstatohen edhe në shumëvende ku varianti Delta është përhapur gjerësisht. Për shembull, në Britaninë e Madhe, e cila ka sistemin më të centralizuar shëndetësor në botën perëndimore, ka miliona të dhëna qëtregojnë se të pavaksinuarit e atjeshëm kanë një probabilitet 14 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Ndërsa një studim i fundit i CDC-sëamerikane tregon se të pavaksinuarit në Los Angelos kanë njëprobabilitet 29 herë më të lartë se të vaksinuarit që tëpërfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Pesë shtetet e SHBA me incidencën më të lartë të shtrimeve në spital prej Deltës, kanë edhe nivelin më të ulët të vaksinimit të popullsisë.

Në vende ku ka mbizotëruar vaksinimi me Sinovac (që ka mbizotëruar edhe në Shqipëri), si në Turqi, Kili, Brazil, Meksikë etj., raporti i të pavaksinuarve me të vaksinuarit në spitale është luahatur në intervalin 8 me 1 deri 11 me 1.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vaksinimi, qoftë edhe me Sinovac, e ul dramatikisht probabilitetin e shtrimit në spital të atyre që infektohen me variantin Delta. Shumica dërrmuese e atyre që infektohen me Delta (pasi janë vaksinuar plotësisht), e kalojnë si një grip ose si një të ftohtë tw zakonshme me temperaturë, pa patur nevojë të shtrohen në spital…



Skip to toolbar