Nga Eduard Zaloshnja
Numri i rasteve të konfirmuara me sëmundjen COVID-19 (të shkaktuar nga koronavirusi aktual) arriti 76-ën sot në Shqipëri. Meqënëse Italia dhe Shqipëria kanë ndjekur protokollet e OBSH-së për testimin e rasteve të dyshuara (jo modelin ekstensiv korean apo gjerman të testimit), vlen të krahsohet incidenca e sëmundjes në të dy vendet (rastet e konfirmuara për 1 milion banorë).
Kështu, sot incidenca e sëmundjes është 25.3 për 1 milion banorë në Shqipëri (sipas faqes statistikore online të CIA-s amerikane, banojnë aktualisht rreth 3.07 milionë banorë në vend). Nga ana tjetër, në ditën e 14-të të epidemisë në Itali, incidenca ishte 41.4 raste të konfirmuara për 1 milion banorë – pothuaj dyfishi.
Shkëputja e incidecës së Italisë nga ajo e Shqipërisë ndodhi pas ditës së 11-të të epidemisë, kur italianët që lëvizën nga zonat e kuqe e shpërndanë virusin në zonat e tjera të Italisë (shihni grafikun shoqërues). Ndërkohë kurba e incidencës në Shqipëri vazhdoi një trajektore të butë (siç duket, si rrjedhojë e masave shtrënguese që qeveria vendosi qysh ditën e parë të konfirmimit të sëmundjes në vend).
SHËNIM: INCIDENCA REALE DO TË KISHTE QENË DISA HERË MË E MADHE, NQS TË DYJA VENDET DO TË KISHIN PËRDORUR PROTOKOLLET KOREANE APO GJERMANE TE TESTIMIT, NË VEND TË ATYRE TË REKOMANDUARA NGA OBSH (DO TË ISHIN KAPUR SHUMË MË TEPËR RASTE PA SIMPTOMA OSE SIMPTOMA TË LEHTA).