Zaloshnja: “Kuqeblutë” 670 mijë vota; “kuqvioletët” 765 mijë

Më të fundit


Nga Eduard Zaloshnja

Pas protestës së 2 marsit, por para daljes në media të opinioneve paraprake të Komisionit të Venecias, zhvillova sondazhin tim mujor për revistën Folllow Business Albania. Nga ekstrapolimi i të dhënave të atij sondazhi, më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhjet në 3 mars, koalicioni opozitar, i kryesuar nga PD me flamur blu dhe LSI-ja me flamur të kuq, do të merrte rreth 670 mijë vota (shihni grafikun shoqërues). Konkretisht, PD-ja rreth 520 mijë vota, LSI-ja rreth 83 mijë vota dhe partitë e tjera rreth 67 mijë vota.

Nga ana tjetër, koalicioni mazhoritar, i kryesuar nga PS-ja me flamur violet dhe PSD-ja me falmur të kuq, do të meerte në 3 mars rreth 765 mijë vota. Konkretisht, PS-ja 755 mijë vota dhe PSD-ja 10 mijë vota.

Krahasimisht, partitë që janë sot në koalicionin “kuqeblu” morën në zgjedhjet e 2017-ës rreth 760 mijë vota, krahasuar me 670 mijë që kanë sot. Tkurrja ka ndodhur kryesisht tek LSI-ja dhe PDIU-ja. Ndërsa partitë që janë sot në koalicionin “kuqviolet” morën 780 mijë vota në 2017-ën, krahasuar me 765 mijë që kanë sot. Tkurrja ka qenë pak a shumë proporcionale.



Skip to toolbar