Nga Eduard Zaloshnja
Deri më sot kanë vdekur 8 shtetas nga sëmundja COVID-19 në Shqipëri – përkthyer në incidencë,2.7 vdekje për milion banorë. Po si krahasohet Shqipëria me disa shtete të tjera në vdekjet për milion banorë?
Që ky krahsim të jetë i vlefshëm statistikisht, duhet që në shifrën e incidencës së vdekjeve të çdo vendi të faktorizohet mosha mediane e popullsisë (mosha mediane është pika e mesit në shpërndarjen e moshave, ku gjysma e popullsisë së një vendi është me moshë më të madhe dhe gjysma tjetër me moshë më të vogël). Sa më e madhe të jetë mosha mediane e një vendi, aq më i plakur është ai. Dhe sa më i plakur të jetë një vend, aq më i ekspozuar është ai në lidhje me vdekshmërinë nga COVID-19.