Nga Eduard Zaloshnja
Duke ekstrapoluar statistikisht rezultatet e sondazhit tim të
fundit për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’, rezulton se vetëm 325
mijë banorë të rritur të vendit do të votonin sot për koalicionin
PD-ASHM. Ndërsa për PS-në do të votonin sot rreth 660 mijë (një
epërsi socialiste brenda vendit prej rreth 335 mijë votuesish).
Më 11 maj 2025, për koalicionin PD-ASHM votuan rreth 502 mijë
banorë të rritur të vendit (duke llogaritur edhe ata që u
ngatërruan me plotësimin e fletë-votimeve si faqe gazete).
Ndërsa për PS-në votuan rreth 764 mijë – një epërsi socialiste
brenda vendit prej rreth 262 mijë votuesish ndaj PD-ASHM.
Më 25 prill 2021, për partitë që përbëjnë aktualisht koalicionin
PD-ASHM (PD, LSI, PR, PDIU, PAA, etj. etj.), votuan rreth 760 mijë
banorë të rritur të vendit (duke llogaritur edhe ata që u
ngatërruan me plotësimin e fletë-votimeve si fjalë-kryqe
gazetash). Ndërsa për PS-në votuan rreth 810 mijë – një epërsi
socialiste brenda vendit prej rreth 50 mijë votuesish ndaj PD-
ASHM.
Duke përmbledhur, PD-ASHM ka sot rreth 435 mijë votues më
pak brenda vendit se sa më 2021. Ndërsa PS ka vetëm 150 mijë
më pak. Si rezultat, epërsia e PS-së është rritur nga rreth 50 mijë
brenda vendit më 2021, në rreth 335 mijë sot.
SHËNIM: Në vitin 2021, emigrantët nuk kishin mundësi praktike
të votonin, por në vitin 2025 e patën mundësinë ta dërgonin
votën e tyre me postë. Dhe PD-ASHM mori vetëm 47 mijë vota
emigrantësh, teksa PS-ja mori plot 122 mijë vota emigrantësh

