Zbardhet atentati ndaj Inez Hajrullës, pranga 4 të rinjve në Vlorë

AKTUALITET


Policia e Vlorës zbardhi atentatin ndaj shtetasit me inicialet D.C., kryer në 10 maj të këtij viti në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se policia arrestoi 4 shtetas, banues në Vlorë, Tiranë e Fier, që akuzohen për atentatin e  gjashtë muajve më parë.

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet: D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; A. G., 24 vjeç, banues në Fier; D. S., 28 vjeç, dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Katër të rinjtë dyshohet se kryen atentatin e datës 19 maj ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Por nga atentati mbeti i plagosur shtetasi me inicialet D.C., 63-vjeç, që ndodhej në lokalin ku u krye ngjarja në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Përplasja e gjashtë muajve më parë dyshohet se ndodhi si pasojë e përplasjeve mes bandave. Ndërkohë, shënjestra e atentatit të majit të këtij viti, ka qenë dhe në të shkuarën shënjestër atentatesh.

Policia thotë se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar