Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia 25 shkurtin e këtij viti në Tiranë.
Mesohet se autori 23-vjeçar u arrestua në Podgoricë, dhe rezulton se u largua për në Mal të Zi nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit një ditë pas ngjarjes.
Ai pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës.Aty 24-vjeçari hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen. Rrobat e autorit u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.