Një tjetër dëshmi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vrasjen e Klodian Saliu më 1 mars 2005. Bëhet fjalë për deklaratën e dhënë grupit hetimor e dashura e viktimës Klodian Saliu, më shumë se 1 vit më pas, 17 maj 2006. Shtetasja I. I. ka treguar se ishte njohur me Saliun tek disko ‘Calvin’ dhe se natën e vrasjes e priste në shtëpinë e nënës së saj për ta marrë dhe shkuar së bashku në Durrës.
Ndërkohë ajo tregon dhe fjalët e thëna nga miqtë e të dashurit për atentatin ndaj tij ku nuk mundon as emri i Lulzim Berishës.
“…Para tre vjetësh tek disko ‘Kalvin’ kam njohur Klodian Saliun. Kishte pasur shokë me të cilët ishte prishur Lulzim Berisha, Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullai e Rudi Taullai, Ilir Xhunga, Arben Paja etj. Atë ditë kam qenë në Durrës në shtëpinë ku bashkëjetoja me Klodin. Klodi më çoi deri tek stacioni i trenit dhe unë erdha për në Tiranë ku do shikoja mamanë. Atë kohë përdorja numrin e telefonit…679 ndërsa Klodi 0692099084. Prisja që Klodi të më vinte të më merrte në darkë pasi nuk më linte tek shtëpia. Rreth orës 21:00-22:30 i kam çuar mesazh ‘o Lal do vonohesh se po të pres’. Sterjo më tha se i kishte ndjekur një veturë me ngjyrë të zezë ku në një moment kjo veturë i kishte bërë me drita për parakalim dhe në momentin që Klodi i kishte hapur rrugën ata kishin dalë paralel me të dhe kishin hapur zjarr duke bërë vrasjen ndërsa Osmani ishte plagosur. Këto të dhëna Sterjo i kishte marrë vesh nga Osmani në spital.
Pas vrasjes së Klodit jam takuar me A…dhe E… dhe kemi bërë muhabet rreth vrasjes së Klodit. Në muajin korrik kanë ardhur në shtëpi A. dhe E. dhe më kanë marrë për plazh në Durrës. Në plazh kam vënë re se disa djem të rinj që ishin lidhje e Lul Berishës, njëri me pseudonimin ‘Druxhe’ dhe një tjetër me emrin Indrit që i thërrasin ‘Ceci’. Pas 20 minutash aty ka ardhur vetura e blinduar e Lul Berishës me targë 1921 dhe prej saj kanë zbritur Indrit Taullaj dhe Plaurent Dervishaj dhe vijnë direkt tek shezlloni ku ishim shtrirë unë edhe A. e E. Për mua ardhja e tyre nuk ishte e rastësishme. A. më tha se vrasjen e Klodit e kishte bërë Indrit Taullaj së bashku me Plaurent Dervishin për arsye se Klodi i ishte shprehur L.K. se do ta vrisje Lulzim Berishën dhe Indrit Taullajn. Këtë gjë asaj ia kishin treguar vetë autorët e vrasjes”, ka deklaruar e dashura e viktimës./BW